Koronavirusi mund të dëmtojë spermën, tullacët janë më të rrezikuar

Koronavirusi mund të dëmtojë spermën, tullacët janë më të rrezikuar

11:30, 05/06/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi i ri vazhdon të jetë mister për studiuesit, të cilët zbulojnë rregullisht informacione të reja rreth tij.

Së fundmi është mësuar se koronavirusi mund të dëmtojë fertilitetin te meshkujt.

Sipas Daily Mail, një studim i kryer nga dy universitete, tregon se virusi mund të shkaktojë dëme në testikuj. Ata zbuluan se koronavirusi dëmton disa qeliza në testikuj.

Pjesa më shqetësuese është se korona shkakton probleme te disa struktura të vogla në qeliza, që prodhojnë dhe ruajnë spermën. Edhe pse studimi nuk është akoma përfundimtar, ai sugjeron se koronavirusi mund të sjellë dëme në prodhimin e spermës dhe cilësinë e saj.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim, gazeta shkruan se meshkujt pa flokë janë më të rrezikuar nga koronavirusi i ri. Një studim në Spanjë tregon se meshkujt tullacë rrezikohen më shumë nga vdekja prej virusit.

Kjo për shkak të hormonit androgjen, që shkakton humbjen e flokëve te meshkujt. Shkencëtarët besojnë se androgjeni ose hormonet mashkullore janë porta hyresë e virusit për në qelizat njerëzore.

Tanimë dihet se meshkujt janë më të rrezikuar se femrat nga virusi i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Albi05/06/2020 13:49

Karlliqe pa hesap. Lan nam si shkenca e ju qe shkruani gjera te tilla

Shto koment

Denonco