FOTO/ Koronavirusi i ‘djeg’ mushkëritë 18-vjeçarit në Itali

FOTO/ Koronavirusi i ‘djeg’ mushkëritë 18-vjeçarit në Itali

16:14, 28/05/2020

Një 18-vjeçari në Itali iu transplantuan të dyja mushkëritë, të cilat ishin dëmtuar rëndë pas infektimit me koronavirus. S

iç raportojnë mjekët në një spital në Milano COVID-19 kishte “djegur” mushkëritë e të riut dhe brenda pak ditësh i kishte nxjerrë jashtë funksionit.

Një ndërhyrje e tillë që është e para e këtij lloji në Evropë, u krye nga mjekët e Poliklinikës së Milanos, nën koordinimin e Qendrës Kombëtare të Transplanteve, me Qendrën Rajonale të Transplantit dhe programin e transplantimit të Italisë Veriore.

Koronavirusi kishte ndryshuar jetën e Francescos, i cili edhe pse ishte në moshë të re u infektua dhe mushkëritë e tij u dëmtuan shumë duke mos kryer më funksionin e tyre.

Gjithçka nis më 2 mars ku 18-vjeçari shfaqi simptomat e para të COVID-19. Ai kishte temperaturë të lartë dhe më 6 mars shtrohet në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano ku përfundon në terapi intensive.

Dy ditë më vonë ai intubohet dhe më 23 mars i riu lidhet me makinën ‘Ecmo’ për qarkullim ekstrakorporal. Pra mushkëritë e tij nuk funksiononin më dhe në mesin e muajit prill pas konsultimesh me njëri-tjetrin mjekët vendosën që 18-vjecari kishte nevojë për transplant.

Më 30 prill ai u fut në listën e pritjeve urgjente për transplant dhe pas dy javësh u gjet dhuruesi, një grua që kishte ndërruar jetë në një tjetër rajon.

Operacioni u krye më 18 maj dhe gjithçka shkoi shumë mirë dhe i riu është në gjendje të mirë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco