Paralajmërimi i fortë/ Rritja e temperaturave rrit rreziqet lidhur me Covid-19

Paralajmërimi i fortë/ Rritja e temperaturave rrit rreziqet lidhur me Covid-19

18:44, 26/05/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Meteorologjisë (OMO) paralajmëron se pandemia e koronavirusit rrit rreziqet shëndetësore që lidhen me valën e të nxehtit.

“Vera që po afrohet në hemisferën veriore pritet të shënojë një rekord të ri përsa i përket nxehtësisë”, tha zëdhënësja e OMO-së, Clare Nullis Kapp, në një konferencë online për shtyp në Gjenevë.

“Ne aktualisht po jetojmë një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë”, tha ajo.

Sipas saj, pandemia e ka bërë më të vështirë menaxhimin e valës së nxehtësisë.

Organizata Botërore Meteorologjike u bëri thirrje qeverive të bëjnë plane për t’i mbajtur njerëzit të sigurt gjatë valëve të nxehtësisë pa përhapur koronavirusin e ri.

"Seria e informacionit, e cila mbulon tema të tilla si ventilimi, popullsia e cenueshme dhe pajisjet e mbrojtjes personale, po jepet "për të paralajmëruar vendimmarrësit të përpiqen t'i ndihmojnë ata të menaxhojnë sfidën e nxehtësisë dhe Covid", u shpreh Kapp.

Në disa vende, ajo që zakonisht do të ishte këshillë e mirë gjatë një valë të nxehtë, si qëndrimi në hapësirat publike të mbyllura me ajër të kondicionuar, shkon kundër udhëzimeve shëndetësore publike për shkak të krizës së koronavirusit.

India aktualisht po përjeton një valë të gjerë nxehtësie, me temperaturat që arrijnë deri në 47.5 gradë celcius.

https://www.straitstimes.com/world/europe/coronavirus-heightens-heatwave-health-risks-un-warns

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t26/05/2020 20:38

Po ja bejne çorbe mendjen njerezimit te shkrete aq sa nuk po dine se nga kush te ruhen me parë

B. SH.26/05/2020 18:59

Mjaft me se na bete verem me keto lajme... Liria vlen me teper se c'do gje,edhe se jeta Na lini te qete Le te mesohemi te bashkejetojme edhe me kete grip fallco

Shto koment

Denonco