Pasi i lejoi deri tani, OBSH pezullon testimin e ilaçeve kundër malaries

Pasi i lejoi deri tani, OBSH pezullon testimin e ilaçeve kundër malaries

21:23, 25/05/2020
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Hidroksi-klorokuina është përmendur nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë si një trajtim i mundshëm për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri, raporton VOA.

Presidenti amerikan ka thënë se po e merrte ilaçin për të ndihmuar në parandalimin e infeksionit.

"Grupi ekzekutiv i ka vendosur një pezullim të përkohshëm seksionit për hidroksi-klorokuinën, brenda procesit të testimit "Solidaritet", ndërsa të dhënat e sigurisë janë duke u shqyrtuar", tha zoti Ghebreyesus në një konferencë informimi në internet, duke shtuar se vazhdojnë punën degët e tjera të testimit - një iniciativë kryesore ndërkombëtare për të zhvilluar prova klinike të trajtimeve të mundshme për virusin.

OBSH-ja ka rekomanduar më parë mospërdorimin e hidroksi-klorokuinës për të trajtuar ose parandaluar rastet e personave që infektohen me koronavirusin, me përjashtim të provave klinike.

Duke folur së bashku me zotin Ghebreyesus, Mike Ryan, drejtues i programit të emergjencave të OBSH-së, tha se vendet duhej të punonin për t'u siguruar që të mos kishte kulmim të dytë të menjëhershëm të virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco