Pacientët me koronavirus nuk infektojnë askënd pas 11 ditësh

Pacientët me koronavirus nuk infektojnë askënd pas 11 ditësh

10:33, 25/05/2020
A+ Aa A-

Pacientët me koronavirus nuk mund të infektojnë të tjerët pas 11 ditësh të sëmurë. Edhe nëse ata janë akoma pozitivë, pas 11 ditësh nuk e kalojnë virusin te të tjerët.

Kështu thuhet në një studim të publikuar në Singapor.

Shkencëtarët thonë se një person bëhet infektues rreth dy ditë përpara se t’i shfaqen simptomat. Më pas ata mbeten ngjitës për shtatë deri në dhjetë ditë pasi u shfaqen shenjat e sëmundjes, ku përfshihet temperaturë e lartë dhe kollë e vazhdueshme.

Më pas në ditën e 11-të, virusi nuk shpërndahet.

Në studim thuhet se aftësia përhapëse e virusit është më e madhe në javën e parë, më pas bie ndjeshëm gjatë javës së dytë.

Ky studim do të ndihmojë shkencëtarët për të kuptuar se kur duhen dërguar në shtëpi pacientët me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco