Koronavirusi i ri mund të dëmtojë sistemin nervor

Koronavirusi i ri mund të dëmtojë sistemin nervor

14:25, 11/04/2020
A+ Aa A-

 

Nga SARS dhe MERS ishte mësuar se këto viruse shkaktojnë dëme në sistemin nervor. Por analizat tregojnë se kjo ndodh edhe me koronavirusin e ri.

Një pasojë e mundshme mund të jetë edhe ndërprerja e papritur e frymës, raporton BILD.

Infeksioni me koronavirus jo vetëm që mund të shkaktojë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, por mund të shkaktojë edhe simptoma neurologjike, shkruan gazeta.

Ajo i referohet një studimi të kryer nga shkencëtarët kinezë me pacientët në Wuhan, epiqendrën e epidemisë.

Studimi është publikuar nga JAMA Neurology. Ai tregon se një e treta e 214 pacientëve të marrë në studim kishin shenja se virusi ka dëmtuar sistemin nervor.

Shenjat më të zakonshme ishin marrje mendsh, dhimbje koke dhe çrregullime të nuhatjes dhe shijes.

BILD shkruan se megjithatë nuk ka pasur shumë ekzaminime të trurit të pacientëve me koronavirus.

Edhe një studim i një numri neurologësh amerikanë të Universitetit të Kalifornisë tregon se koronavirusi shfaq disa simptoma jospecifike si marrje mendsh, humbje të vetëdijes, kriza, dridhje dhe dhimbje koke.

Mbetet e paqartë nëse kjo vjen për shkak të sëmundjes vetë apo të reagimit të sistemit imunitar ndaj infeksionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

RAMAZANI11/04/2020 15:53

UNE THEM DO E ZHVILLOJE TRURIN TONE DHE KINI PER TA PARE.

Shto koment

Denonco