‘Mbani macet brenda për të frenuar përhapjen e Covid-19’, virusi mund të qëndrojë në....

‘Mbani macet brenda për të frenuar përhapjen e Covid-19’, virusi mund të qëndrojë në....

14:59, 08/04/2020
A+ Aa A-

Personat që kanë mace në shtëpi dhe janë në vetizolim ose kanë simptoma të Covid-19 duhet të marrin në konsideratë idenë që t’i mbajnë në shtëpi kafshët shtëpiake, për të mos lejuar që koronavirusi të qëndrojë në qimet e tyre.

Këshilla vjen nga një Shoqata e Veterinerëve Britanikë, e cila thotë se virusi mund të qëndrojë në qimet e tyre nëse përkëdhelen nga dikush që është i infektuar.

“Rekomandojmë që pronarët e kafshëve shtëpiake që kanë Covid-19 ose janë në vetizolim pasi kanë shfaqur simptoma, t’i mbajnë macet brenda në banesa gjatë kësaj kohe”, tha shoqata në një deklaratë. “Virusi mund të qëndrojë në qimet e tyre, njëlloj siç qëndron në tavolina apo dorezat e dyerve”. Megjithatë, në deklaratë theksohet se pronarët e maceve duhet ta bëjnë këtë vetëm nëse kafshët janë të lumtura duke qëndruar mbyllur.

Deri tani ka pasur vetëm pak raste të kafshëve të infektuar me koronavirus, por edhe në ato raste nuk është gjetur asnjë provë që kafshët mund t’ia transmetojnë atë njerëzve. Ekspertët gjithashtu kanë hedhur poshtë idenë se edhe njerëzit mund të infektojnë kafshët e tyre shtëpiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco