'Nga fundi i...'/ Pipero tregon se kur mund të mbyllet pandemia në Shqipëri

'Nga fundi i...'/ Pipero tregon se kur mund të mbyllet pandemia në Shqipëri

23:27, 03/04/2020
A+ Aa A-

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero ka qenë në një lidhje me Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka thënë se tamponat në vend nuk mungojnë.

Sipas tij, për momentin, në Spitalin Infektiv tre persona ndodhen në gjendje kritike për jetën.

“Ne kemi filluar mjekimin me hidroksilklorokinë ditët e para pas mjekimit janë shumë optimiste. Kemi më shumë se 30 raste që janë në mjekim dhe rezultatet janë të mira. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse ky medikament ka shumë efekte anësore. Është mirë të fillohet në atë që ne themi në stadin e dytë”, ka thënë Pipero për përdorimin e hidroksilklorokinës për pacientët.

“Deri tani nuk kemi asnjë të rikthyer që është shëruar nga koronavirusi dhe të jetë infektuar prapë”, ka thënë Pipero.

“Nga java e 5-6 fillon e thyen pandemia, nga java e 3-të e prillit, rastet do bien, duke qenë se kurba nuk pati majë të fortë falë masave të qeverisë, zbritja e kurbës duhet të jetë më graduale, do ta kemi pak më të gjatë bishtin e pandemisë. Unë mendoj që në rastin më të mirë nga fundi i qershorit do mbyllet epidemia në vendin tonë. Unë besoj që vera do të shfrytëzohet nga qytetarët ndoshta me një kufizim të vogël për pensionistët”, tha Pipero. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco