Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Godet' sërish kryeinspektorja e Shëndetit: Pasi tha se mezi e priste virusin, tani kërkon infektimin e popullsisë

'Godet' sërish kryeinspektorja e Shëndetit: Pasi tha se mezi e priste virusin, tani kërkon infektimin e popullsisë

22:11, 03/04/2020
A+ Aa A-

Kryeinspektorja e Shëndetit në Tiranë, e cila bëri bujë në media me deklaratën e saj se "mezi po e priste Koronavirusin në Shqipëri", Areti Beruka, ka bërë një tjetër deklaratë të fortë dhe po aq të çuditshme.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “Ditari” në A2, ajo shpjegoi se çfarë nënkuptoi me deklaratën e disa javëve më parë, ndërsa shtoi se, duhet infektuar 60% e popullsisë që kjo e fundit të quhet e mbrojtur.

“Shprehja është hequr nga konteksti. Kur thashë pres që të vijë rasti i parë, është mirë që çdo popullatë të kapet nga viruset për të krijuar atë që quhet “mbrojtjen e tufës” në imunologji. Virusi është si vaksinë natyrale, që në rast se nuk kap 60% të popullsisë, kjo popullatë është e pambrojtur. Hyrja e virusit nuk do vizë, nuk varet nga unë dhe nga askush. Këtë kam patur parasysh kur e kam thënë si mjeke. Mbrojtja që krijon, bën që kur të rikthehet virusi në vjeshtë, forca e tij do të jetë më e ulët pikërisht nga imuniteti që ka krijuar 60% e populates”, deklaroi Beruka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t04/04/2020 00:45

Te infektohet 60% e popullsise qe te fitohet imuniteti i turmes?po mire moj fyçke,po kete izolim e burgosje ne shtepi qe po bejme tani ,perse po e bejme?apo te nxjerr ai psikopati te thuash keto çudira qe te justifikohet per infektimin ne rritje pritet te vije javet e ardheshme

Genti03/04/2020 23:11

Kjo cenka si Covid-19, vet, çfare paraqitje. Bobobobo

Genti03/04/2020 23:10

Kjo cenka si Covid-19, vet, çfare paraqitje. Bobobobo

Loran shehu03/04/2020 22:23

Kjo duket qe ne surrat qe esht antikapate si derr i modh

Shto koment

Denonco