Koronavirusi dhe seksi: Çfarë duhet të dini tani?

Koronavirusi dhe seksi: Çfarë duhet të dini tani?

12:00, 30/03/2020

Ka shumë pyetje që akoma nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare për koronavirusin. Por në kohën kur njerëzit janë të izoluar dhe mundësia për kontakte seksuale është më e madhe, edhe pyetjet janë më të shumta. Dy ekspertë të BBC u përgjigjen pyetjeve

A është e sigurt të bësh seks gjatë epidemisë së koronavirusit?

Nëse jeni në një marrëdhënie, jetoni me atë person dhe ndani të njëjtin ambient, nuk duhet të ndryshoni situatën tuaj. Por nëse ai person shfaq simptoma të koronavirusit, duhet të ruani distancën sociale dhe të izoloheni, edhe pse jeni në një banesë. Në një botë ideale, distanca që duhet të ruani është dy metra.

Po seksi me njerëzit e rinj?

Sigurisht nuk është e këshillueshme që të keni partnerë të rinj seksualë në këtë moment, për shkak të rrezikut se mund të merrni virusin. Mos harroni, disa njerëz e kanë virusin, por mund të mos shfaqin ndonjë simptomë.

Kam puthur dikë që kam takuar së fundmi dhe ai/ajo ka shfaqur simptoma. Çfarë duhet të bëj?

Nëse kjo ka ndodhur, duhet të vetëizoloheni. Kujdes nëse shfaqni edhe ju simptoma. Telefononi shërbimet e urgjencës nëse simptomat janë të rënda dhe keni nevojë për trajtim spitalor.

Nuk kam përdorur prezervativ me partneren përpara koronavirusit. A duhet ta bëj tani?

Përgjigjia është në varësi të personit me të cilin nuk e keni përdorur prezervativin.

A mund të marr virusin nëse prek vaginën ose penisin e dikujt tjetër?

Nëse prekni organet gjenitale, me shumë gjasë edhe jeni puthur. Mos harroni se virusi kalon përmes pështymës. Çdo mundësi e transferimit të virusit, nga goja, te gjenitalet ose te hunda e dikujt tjetër, shton mundësinë që të infektoheni. Mundohuni ta kufizoni sa më shumë diçka të tillë. E rëndësishme është sa më pak kontakte me një partner me të cilin nuk jetoni së bashku.

Si mund ta ruaj një marrëdhënie në një kohë të tillë? Nuk dua të mbetem single.

E gjithë kjo pandemi po i nxit njerëzit të rimendojnë se çfarë është një jetë e mirë seksuale dhe se çfarë është një shkëmbim i kënaqshëm seksual. Shumë njerëz kanë qenë vërtet krijues gjatë kësaj kohe. Nëse e përdorni paksa imagjinatën, ekzistojnë shumë mënyra se si mund të kaloni një kohë seksi, pa qenë ballë për ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/03/2020 13:02

PO AJO DIHET. MASTURBIMI ESHTE ZGJIDHJE PREJ SHEKUJSH! CDO ADOLESHENT KESHTU E NIS JETEN E TIJ SEKSUALE: VETEKENAQESIA! MASTURBOHUNI DUKE PARE MANASTIRLIUN! APO SAPO E SHIKONI JU ULET FARE?

Shto koment

Denonco