Kollë dhe temperaturë, gruaja vendos në alarm stafin mjekësor

Kollë dhe temperaturë, gruaja vendos në alarm stafin mjekësor

19:39, 29/03/2020
A+ Aa A-

Në orët e drekës së sotme, inspektorët e NJVKSH të Tepelenës, kanë marrë kampionë të sekrecionit në tampon, tek një 65-vjeçare banore në qytetin e Memaliajt.

Bëhet fjalë për një grua e cila nuk ka histori udhëtimi në zonat e prekura brenda Shqipërisë apo të ketë qenë me udhëtime jashtë vendit në shtetet që figurojnë në hartën e prekshmerisë së lartë nga COVID-19.

65-vjeçarja kishte shfaqur probleme serioze në rruget frymëmarrjes, kollë dhe temperaturë të lartë.

Në alarm janë vënë inspektorët e NJVKSH në Tepelenë të cilët kanë mberritur në Memaliaj dhe në Qendren Spitalore kanë marrë kampione në tampon duke e dërguar me urgjencë për verifikim në Tiranë.

Nesër do të mësohet nëse 65-vjeçarja është e prekur nga virusi apo ka gjendje kalimtare virusale stinore.

Gjithsesi ky është rasti i 11 dyshues në qarkun e Gjirokastres gjatë tre javëve të fundit,

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco