VIDEO/ Mjeku psikiatër jep këshilla të vlefshme: Si të mposhtim stresin dhe ankthin gjatë COVID-19

VIDEO/ Mjeku psikiatër jep këshilla të vlefshme: Si të mposhtim stresin dhe ankthin gjatë COVID-19

19:39, 25/03/2020

Mjeku psikiatër, Gentian Çala, përmes një video-postimi në Facebook, jep disa këshilla të vlefshme lidhur me Koronavirusin dhe shqetësimet apo pasojat që mund të shkaktojë ai në psiqikën dhe jo vetëm të të prekurve, familjarëve etj.

Sipas Çalës, gjumi i mirë nidhmon imunitetin, ndërsa shton se duhet hequr dorë nga konsumimi i alkoolit, duhanit si dhe nga ushqimet me origjinë shtazore.

Ja këshillat e mjekut:

PACIENTËT ME PROBLEME TË SHËNDETIT MENDOR DHE COVID-19

Nga Gentian Çala

1. Për pacientët jashtëspitalorë:

Për shkak se shumë pacientë më kanë kontaktuar gjatë këtyre ditëve lidhur me vizitën e radhës apo mjekimin, përgjigja është se: mjekimet që keni do të vazhdohen sipas porosive dhe përshkrimit që kishit nga vizita e fundit, deri në kalimin e rrezikut nga infektimit nga virusi dhe e krijimit të mundësisë së vizitave ambulatore.

Sëmundja mendore nuk favorizon infektimin me koronavirus.

Përveç rregullave të distancimit fizik dhe higjienës personale, disa gjëra që duhen pasur parasysh nga pacientët që vuajnë nga një sëmundje mendore për një rezitencë më të mirë të organizimit ndaj agjentit infeksioz:

- Gjumi i mirë ndihmon imunitetin. Zbatoni rregullat e higjienës së gjumit;

- Ushqyerja e pasur me fruta dhe perime, pa shumë ushqime shtazore;

- Konsumi i duhanit dhe alkoolit apo drogave rrit mundësinë e komplikacioneve nga infektimi me koronavirus;

- Aktiviteti fizik në kushtet e shtëpisë është i dobishëm dhe rrit imunitetin;

- Menaxhimi i stresit (aktivitete në kushtet e shtëpisë, punë dore, kopshtari, gatim, lexim, komunikimi me miqtë dhe të afërmit në distancë, shikimi i programeve argëtuese apo gazmore). Stresi zvogëlon aftësitë mbrojtëse të organizmit dhe ndikojnqë të jemi më të shkujdesur në sjelljet e vetë-kujdesit/mbrojtjes.

Kujdes shenjat e para të përkeqësimit të sëmundjes si: probleme me gjumë, probleme me sjelljen, ndryshime në humor apo në të menduar, nervozizëm apo ngacmueshmëri e shtuar, etj.

Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni shenja të përkeqësimit.

2. Për familjarët e pacientëve:

- Është normale që pacientët të kenë më shumë vështirësi për tu përshtatur në këtë situatë.

- Duhet të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave të stresit apo të përkeqësimit të sëmundjes.

- Nëse nuk ka farmaci në zonën ku banoni, për sigurimin e barnave kontaktoni Mjekët e Familjes apo Infermierët e zonës.

- Krijoni një atmosferë sa më normale në familje dhe kujdesuni edhe për veten tuaj, pasi sjellja juaj mund të ketë ndikim të familjarët e sëmurë me problem të shëndetit mendor.

- Kujdesuni që ata të respektojnë rregullat e mësipërme për distancim fizikë, higjienë, ushqyerje, gjumë, aktivitet fizik, moskomnsumim të substancave dhe menaxhim të stresit.

- Tregoni kujdes nga infomacionet e tepërta apo të pavërteta.

- Kujdesuni që të marrin mjekimin e ordinuar nga mjekët e tyre.

3.Për pacientët në institucione psikiatrike (spitale/rezidenca):

Në këtë periudhë në një spital psikiatrik në Japoni kishte 110 pacientë të prekur nga Covid-19, nga të cilët nuk mbijetuan 7 prej tyre. Kjo është një sfidë e posaçme për shkak të:

- bashkëjetesës në institucion të shumë pacientëve, të cilët ndajnë ambiente të përbashkëta (dhomat, toaletet, ambientet e ngrënies dhe të aktiviteteve);

- të stafeve që mund të preken vetë duke pasur reduktime në numër;

- të natyrës së sëmundjes dhe të mundësisë së bashkëpunimit për parandalim apo trajtim të infeksionit nga Covid-19

Megjithëse shumë masa janë marrë nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë, disa nga sugjerimet e mia janë:

- lejet nga spitali për një periudhë së paku dy javore kur lejon gjendja e pacientit, për zvogëlimin e numrit të pacientëve;

- ndërprerja e vizitave nga familjarët;

- ruajtja e distancës prej 3 metra gjatë aktiviteteve grupore apo shmangia e tyre deri në kalimin e rrezikut;

- higjenizimi i ambienteve dhe dezinfektimi më i shpeshtë i tyre, duke përfshirë sipërfaqet e dhomave, ambienteve të ngrënies dhe toaletet;

- mbyllja e personelit në institucione rezidenciale bashkë me të sëmurët;

- zvogëlimi i personelit shëndetësor të nevojshëm brenda spitaleve psikiatrike;

- të mos neglizhohen ndryshimet sjellore te pacientët dhe të bëhet vlerësime të shpeshta të gjendjes së tyre fizike (matja e temperaturës posaçërsisht apo evidentimi i shenjave të tjera të infektimit);

- krijimi i një hapësire për rastet e dyshuara që e veçon pacientin nga të tjerët deri në përfundim të vlerësimit nëse është i prekur apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco