38 milionë euro për Ballkanin Perëndimor/ KE: Do përdoren për sektorët e shëndetësisë

38 milionë euro për Ballkanin Perëndimor/ KE: Do përdoren për sektorët e shëndetësisë

16:36, 25/03/2020
A+ Aa A-

Komisioni Evropian (KE) ka ndarë 38 milionë euro për të ndihmuar sektorët e shëndetësisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, në kohën e pandemisë së sëmundjes COVID-19.  

Lajmi është konfirmuar nga komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, raporton Rel.  

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i ka informuar kryeministrat e të gjashtë vendeve të rajonit për këtë vendim.  

"Ne ndajmë 38 milionë euro për mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorët e shëndetësisë dhe parashikojmë rishpërndarjen e mbi 373 milionë eurove për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike", ka thënë Varhely në Twitter.  

Ballkani Perëndimor, ashtu si edhe vendet e tjera të botës, po përballet me sëmundjen COVID-19, të shkaktuar nga një koronavirus i ri.  

Në Kosovë aktualisht janë 63 persona të infektuar, ndërsa një pacient ka humbur jetën.  

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco