Ilaçi kundër artritit kundër COVID-19, reumatologu shqiptar: Po bëhen studime nga disa spitale

Ilaçi kundër artritit kundër COVID-19, reumatologu shqiptar: Po bëhen studime nga disa spitale

14:03, 21/03/2020
A+ Aa A-

Edhe pse medikamenti Tocilizumab, që përdoret kundër artritit reumatoid ka dhënë rezultatet në luftimin e COVID-19, mjekët thonë se ai duhet përdorur me kujdes.

Mjeku reumatolog Ervin Rapushi, në nj intervistë për mediat sot deklaroi se “pacienti hyn nën trajtim me Tocilizumab kur ai është në kushtet e një pneumonie intersticiale severe. Në lidhje me pikën e dytë, pacienti që fillon një  mjekim biologjik duhet të kontrollojmë për infeksione akute apo kronike si, hepatiti B, C, për tuberkulozin, HIV-in.

Njëkohësisht doza e preparatit biologjik duhet të modifikohet në pacientët të cilët janë me funksion të dëmtuar të veshkave dhe të mëlçisë apo në ata të cilët paraqesin probleme kardiake apo çrregullime të formulës së gjakut.

Nisur nga këto dhe nga fakti që infeksioni nga Covid-19 , vetëshkakton dëmtime renale dhe hepatike, aplikimi i Tocilizumabit te këta pacientë është i vështirë

Tocilizumab është aprovuar nga FDA (Food and Drug Administrations) në vitin 2010 për formën e cila aplikohet  intravenoze (hospitaliere) dhe në vitin 2013 për formën sub-kutane(nën lëkurë e cila aplikohet në shtëpi nga vetë pacienti), në trajtimin e formave të moderuara dhe severe të Artritit Reumatoid te pacientët në të cilët terapia me preparatet e tjera modifikues të sëmundjes ka dështuar apo nuk e kanë toleruar mjekimin me këto preparate.

Por, Tocilizumab është përdorur edhe në trajtimin e disa patologjive të tjera si CART(sindroma e çlirimit të citokinave e induktuar nga limfocitet T),  në sëmundjen intersticiale pulmonare të shkaktuar nga sëmundjet sistemike autoimmune (Sclerodermia Sistemike, Dermato-Polimiozitis, Sarcoidoza etj) apo edhe në fibrozën pulmonare idiopatike etj.

Ka protokolle të aprovuara me skema të miratuara tashmë për zgjedhjen e pacientëve të cilët do të fillojnë mjekimin  dhe ndjekjen e këtyre pacientëve me AR nën trajtim me Tocilizumab.

Për trajtimin e AR përdoren të dyja format e Tocilizumabit ajo me administrim intravenoz me dozen 4-8mg/kg cila aplikohet intravenoze  një herë në muaj dhe për formën subcutane 162mg e cila aplikohet një herë në javë nga vetë pacienti në shtëpi.

Interesante është aplikimi i Tocilizumabit te pacientët me sindromën e çlirimit të citokinave e induktuar nga limfocitet T (CART) në të cilën mendoj se janë nisur edhe mjekët virologë dhe ata Infeksionistë në trajtimin e infeksionit nga Covid-19 përderisa dozat e aplikuar te pacientët me këtë infeksion kanë qenë të njëjta me pacientët me CART në dozën 8mg/kg intravenozë dhe ripërsëritjen e mjekimit deri në tre doza nëse pas aplikimit të parë nuk paraqitet efikasitet.

Nisur nga këto fakte mendoj që efikasiteti i Tocilizumabit në  dëmtimet pulmonare të infeksionit nga Covid-19 do të varej nga përmirësimi i nivelit serik të  proteinave të fazës akute të inflamacionit dhe reperti radiologjik pulmonar i përmirësuar post aplikimit të Tocilizumabit.

Në dijeninë time, për aq sa kam lexuar, ka disa studime në faza të ndryshme nga disa spitale në botë të prekura nga ky infeksion për efeikasitetin e trajtimit të dëmtimeve pulmonare me Tocilizumab, studime me një numër të konsiderueshem pacientësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco