A ndihmon alkooli kundër koronavirusit? Mjekja rrëzon mitin

A ndihmon alkooli kundër koronavirusit? Mjekja rrëzon mitin

09:27, 20/03/2020
A+ Aa A-

Nga Jessica Walker, BILD

Thonë se vera flet të vërtetën. Birra ka forcë. Dhe rakia mund të të shërojë. Madje edhe kundër koronavirusit?

Mitet mjekësore për koronavirusin përhapen me shpejtësinë e sëmundjes. Por a është e vërtetë që alkooli e vret koronavirusin?

BILD pyeti një mjeke.

Nxitje për disa njerëz që të festojnë së bashku me alkool në vend që të izolohen në shtëpi duket se është bërë një deklaratë nga Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili tha javën e shkuar në një konferencë për shtyp se koronavirusi është i ndjeshëm ndaj alkoolit.

A e kanë keqkuptuar njerëzit këtë deklaratë? PO, thotë dr. Susanne Huggett, specialiste për sëmundjet pulmonare dhe higjieniste spitalesh.

“Kush është i sëmurë, nuk duhet të konsumojë alkool,” thotë ajo.

“Alkooli dobëson sistemin imunitar, pengon shërimin dhe nuk i bën më të shëndetshëm njerëzit e sëmurë akutë”.

Deklarata e Spahn se koronavirusi është i ndjeshëm ndaj alkoolit duhet kuptuar ndryshe, thotë Huggett, e cila është eksperte në higjienën spitalore dhe parandalimin e infeksioneve.

“Është e vërtetë se viruset në sipërfaqe mund të bëhen të padëmshme me alkool. Dhe ndryshe nga disa viruse dhe patogjenë të tjerë, koronavirusi nuk është shumë rezistent. Kjo do të thotë se vritet mirë me solucione alkooli”.

Natyrisht vetëm alkooli nuk mjafton, por duhet edhe presion mekanik.

Më e mira është që ta vendosni solucionin mbi një rrobë dhe ta pastroni me presion të lehtë, thotë ekspertja e higjienës. Në këtë mënyrë koronavirusi dhe të tjerë viruse mund të deaktivizohen me lehtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco