Kërkimet për vaksinat e COVID-19, në Kinë po kryhen 9 projekte, prova te njeriu në Prill

Kërkimet për vaksinat e COVID-19, në Kinë po kryhen 9 projekte, prova te njeriu në Prill

14:28, 19/03/2020

Zyrtarët kanë konfirmuar se kërkim-zhvillimi i vaksinave të COVID-19 në Kinë është në një ritëm me atë në vendet e tjera.

Në Kinë po kryhen njëkohësisht nëntë projekte të prodhimit të vaksinave. Shumica e tyre pritet të përfundojnë provat paraklinike dhe të fillojnë provat në njerëz në prill.

Eksperti për prodhimin e ilaçeve dhe vaksinave Ëang Junzhi shprehet:

"Disa institucione kanë dorëzuar tashmë aplikimet e tyre për prova klinike në Administratën Kombëtare të Produkteve Mjekësore dhe po planifikojnë të regjistrojnë vullnetarë që të fillojnë pasi të jepet miratimi."

Progresi i fundit është arritur nga ekspertë të Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Vaksina me nënnjësi që kanë krijuar ata, është miratuar për prova klinike.

Një vaksinë me nënnjësi përmban vetëm një fragment të patogjenit për të stimuluar një reagim imunitar mbrojtës. Ajo vlerësohet më e sigurt dhe më e qëndrueshme sesa vaksinat që përmbajnë një version të dobësuar të patogjenit të gjallë, por mund të mos krijojë një mbrojtje aq të fortë sa këto të fundit.

Bioinxhinierja, general-major Chen Ëei, që është drejtuesja e ekipit, shprehet:

"Në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ligjet e rregulloret e brendshme, siguria, efikasiteti dhe cilësia e vaksinës është miratuar nga një palë e tretë. Ne kemi kryer gjithashtu punë përgatitore paraprake për prodhimin në masë."

Disa nga universitetet më të mira kineze janë gjithashtu në garë.

Lei Chaozi nga Ministria e Arsimit thotë:

"Po zhvillohet prova te kafshët për vaksinat rekombinante me nënnjësi me bazë proteinike dhe Kina është e aftë të prodhojë në shkallë të gjerë proteina me cilësi e pastërti të lartë për vaksinat."

Ndërkohë, po bëhet prova te kafshët e një vaksine virale me bazë vektoriale.

Kina gjithashtu po shton studimet mbi vaksinat me bazë acidi nukleik bazuar në përvojën e saj në luftimin e koronavirusit të MERS-it.

Studiuesit kinezë kanë izoluar edhe kundërtrupa neutralizues kundër COVID-19 nga gjaku i pacientëve të shëruar, që janë në gjendje të sigurojnë një imunitet trejavor. /Marrë nga CRI/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco