Pesë gjërat që duhet të dini për koronavirusin

Pesë gjërat që duhet të dini për koronavirusin

08:50, 27/02/2020
A+ Aa A-

Koronavirusi ka infektuar mijëra njerëz dhe ka vrarë qindra prej tyre. Paniku mbetet i lartë. BBC shpjegon 5 gjëra që duhet t'i vini mbi virusin.

Mund të konsumoni ushqim kinez

Nuk ka nevojë që të shmangni ushqimin kinez dhe çdo mall që vjen nga ky vend. Është e sigurt po ashtu që të merrni pako dhe letra nga Kina. Virusi nuk ka mundësi të mbijetojë kaq gjatë në këto sipërfaqe.

Nuk mund ta merrni virusin nga kafshët

Nuk ka asnjë provë se kafshët shtëpiake mund të preken nga ky koronavirusi i ri. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet të lani duart pasi t’i keni prekur.

Rrallë bëhet ‘vrasës’

Shumica e njerëzve kanë simptoma të buta (kollë dhe temperaturë të lartë( dhe shërohen. Megjithatë virusi i ka sëmurur rëndë disa njerëz me pneumoni dhe probleme me frymëmarrjen, duke vrarë një numër të vogël. Duhet të kujtoni se edhe gripi që qarkullon çdo vit, vret njerëzit. Rreziku për t’u prekur nga koronavirusi është shumë i vogël në krahasim me gripin.

Nuk ka një kurë

Nuk nja një ilaç specifik apo një vaksinë kundër virusit të ri. Antibiotikët nuk funksionojnë po ashtu. Opsionet për kurim ekzistojnë, por shumica e njerëzve shërohen vetë. Shkencëtarët po punojnë fort për vaksinën, por kjo do të kërkojë kohë pasi duhen bërë testimet. Të moshuarit dhe njerëzit me probleme të tjera shëndetësore janë më vulnerabël.

Maskat e fytyrës nuk bëjnë shumë punë

Ka pak prova se maskat funksionojnë. Kjo për shkak se janë shumë të lira dhe nuk mbulojnë sytë. Po ashtu nuk mund t’i mbash për një kohë të gjatë. Për të mbrojtur veten:

-Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini.

-Hidhni facoletat në kosh të mbyllur.

-Lani duart gjithmonë me sapun.

-Mbani distancë nga nerëzit që kolliten dhe teshtijnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco