Dy fëmijë të sëmurë në Itali/ Përse preken më pak nga koronavirusi?

Dy fëmijë të sëmurë në Itali/ Përse preken më pak nga koronavirusi?

09:43, 26/02/2020
A+ Aa A-

Gazeta italiane Corriere della Sera raporton se janë dy fëmijë të prekur nga koronavirusi në Itali. Bëhet fjalë për një fëmijë 4 vjeç dhe një tjetër 8 vjeç. Kjo e fundit është mbesa e pacientit të parë të diagnostikuar me sëmundjen në Limena. Të dy fëmijët kanë formë të lehtë të sëmundjes.

Ndërkohë shkencëtarët akoma po mësojnë për koronavirusin e ri që ka futur në panik botën. Megjithatë një nga gjërat që bie më shumë në sy është se koronavirusi nuk i prek shumë fëmijët dhe gratë shtatzëna. Mbi të gjitha, fëmijët janë më pak të rrezikuarit.

Deri më tani janë raportuar rreth 100 raste me fëmijë të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që janë mbi 75 mijë raste në total. Edhe kur preken fëmijët, ata e kalojnë shumë lehtë, me pak temperaturë dhe kollë, por pa komplikime të rënda.

Profesoresha e njohur amerikane, Sallie Permar thotë se kjo ndoshta vjen për shkak të antitrupave që i kalojnë fëmijëve nga nënat e tyre. Edhe të tjerë shkencëtarë mendojnë se kjo ka lidhje me mënyrën se si trupat e tyre reagojnë ndaj virusit.

Edhe në rastin e SARS, shumë pak fëmijë u prekën nga sëmundja. Të tjerë ekspertë thonë se fëmijët nuk janë ekspozuar shumë ndaj ambienteve që frekuentojnë të rriturit dhe ku ka shpërthyer më së shumti virusi.

Lajmi i mirë është që kjo sëmundje nuk përhapet te fëmijët, pasi ata njihen si shpërndarës shumë të fortë të sëmundjeve si gripi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco