4 raste me ‘grip derri’ në Berat/ Një pacient me insufiçencë respiratore dërgohet drejt QSUT-së

4 raste me ‘grip derri’ në Berat/ Një pacient me insufiçencë respiratore dërgohet drejt QSUT-së

17:16, 25/02/2020
A+ Aa A-

Një rast i rëndë, me insufiçensë respiratore është regjistruar në Berat. Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme polmonare ishte një 45-vjeçar që është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë,për ekzaminim.

Rasti konfirmohet për Syri TV dhe Syri.net nga mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat,të cilët konfirmojn? se në Berat janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1.

Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar se,rasti i nisur sot në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi. Ajo nuk e ka cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse,siç shprehet ajo,analizat paraprake nxorrën një problem të theksuar polmonar dhe për këtë arsye rasti është dërguar me urgjencë dhe me autoambulancë në ASUT, ku do ti nënshtrohet analizave të detajuara dhe analizave të tamponëve të marrë në Spitalin e Beratit,që do të përcaktojnë edhe diagnozën e saktë të tij.

Mjekja infeksioniste Etleva Vila, edhe pse pohon se, situata është brenda normave në krahasim me vitet e tjera, konfirmon se ka pasur edhe raste të tjera të komplikuara e me probleme polmonare, edhe pse nuk kanë qënë raste të rënda.

Sipas Vilës,të gjitha rastet me komplikacione janë trajtuar me ndihmë të specializuar mjekësore dhe pasi janë përmirësuar janë dërguar në shtëpi.

Mjekja shprehet se, në situatën epidemiologjike në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit,për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë "analizat viriologjike" që janë përcjellë për ekzaminin në ISHP në Tiranë.

Ajo konfirmon se,kemi pasur 4 raste të konfirmuara me AH1N1 para dy javësh n? bazë të analizave të ardhura nga ISHP-ja Tiranë që kanë konfirmuar se pacientët ishin me sëmundjen e "gripit të derrit".

Mjekja Vila konfirmon se,edhe pse në Spitalin Rajonal të Beratit është ngritur një Repart Karantine,mundësitë e Spitalit janë të pakta dhe për rastet e komplikuara,stafi mjekësoj merr kampione tamponesh,i analizon në ISHP dhe i dërgojn në Tiranë. 

Mjeku i Repartit të Urgjencës,Xhezair Guri,ka pohuar se,rasti i ardhur nga Skrapari,në gjendje të rënduar insufiçence respiratore,është dërguar në Tiranë. Sipas mjekut

Guri,personeli është i mirëtrajnuar për të përballuar një situatë të mundshme virale. /Syri.net
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco