Koronavirusi/ Të vdekur në rrugë, pamjet që ofron Wuhan-i

Koronavirusi/ Të vdekur në rrugë, pamjet që ofron Wuhan-i

09:30, 31/01/2020
A+ Aa A-

Policë të veshur me kostume dekontaminimi mbërritën në vendngjarje pasi një person humbi jetën në rrugë në qytetin e Wuhan-it në Kinë. Ky qytet me 11 milionë banorë është epiqendra e koronavirusit.

Sipas Daily Mail, ekziston frika se personi humbi jetën nga sëmundja. Ai mbante veshur një maskë, kurse njerëzit e tjerë nuk i afroheshin trupit të tij.

Qyteti është izoluar totalisht dhe numri i të vdekurve nga virusi ka shkuar në 213. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli mbrëmë gjendjen e emergjencës globale për koronavirusin.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco