Një zhvillim shqetësues mbi përhapjen e virusit vdekjeprurës

Një zhvillim shqetësues mbi përhapjen e virusit vdekjeprurës

18:52, 24/01/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 40 milionë banorë janë izoluar në Kinë, kurse ekspertët thonë se sëmundja e koronavirusit mund të prekë 350 mijë njerëz deri në fund të muajit. Për më tepër, një zhvillim shqetësues vjen sa i përket përhapjes së sëmundjes

Nga James Gallagher, BBC

Ne kemi tani një informacion të rëndësishëm- njerëzit pa simptoma të infeksionit mund të jenë në gjendje të përhapin virusin.

Shkencëtarët në Kinë kanë publikuar informacione të hollësishme në revistën mjekësore ‘Lancet’ për rastet e para në vend.

Aty përfshihet edhe informacioni për një fëmijë pa simptoma të jashtme, por me një infeksion të qartë koronavirusi në mushkëri.

Profesor Kwok-Yung Yuen nga Spitali Universitar Hong Kong-Shenzhen tha se duket i mundshëm edhe infeksioni asimptomatik.

Sa shpesh dhe me sa lehtësi ndodh kjo, ende mbetet e paqartë, por kjo mund ta bëjë virusin shumë të vështirë për t’u kufizuar.

Profesor Yuen thotë se nëse ky është rasti, atëherë kontrolli i epidemisë do të varet nga izolimi i pacientëve duke kaluar në karantinë këdo që ka rënë në kontakt sa më shpejt të jetë e mundur.

Studiuesit gjithashtu thanë se virusi i ri është i lidhur ngushtë me atë që është gjetur te lakuriqët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco