Ushqimet më të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

Ushqimet më të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin

23:28, 24/11/2019
A+ Aa A-

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vëshitrë.

Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

Këtu keni të listuara nga AgroWeb.org disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2

Peshku      

Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën.

Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Të gjelbërtat

Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori.

Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Kanella

Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve.

Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët

Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.

Kosi

Kosi është një nga produktet e bulmetit më të mirët për personat me diabet.

Të dhëna kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban.

Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në systemin tretës.

Arrorët

Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin.

Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë.

Konsumimi rutinor i tyre arrin të nsihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.

Brokoli

Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij.

Studime kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës.

Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2.

Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme./AgroWeb.org

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco