Lufta kundër kancerit të gjirit/ Vokshi: Parandalimi është shpëtimi i jetës së grave

Lufta kundër kancerit të gjirit/ Vokshi: Parandalimi është shpëtimi i jetës së grave

23:21, 24/10/2019
A+ Aa A-

Në kuadër të muajit sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit, Lëvizja Demokratike e Gruas zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një aktivitet sensibilizues në dobi të grave shqiptare.

"Do mundohemi që të mbushim çdo hapësirë të lënë nga institucionet shtetërore në luftën për jetën. Në luftën për shëndetin ka vend për të gjithë. Ndaj edhe mesazhi im për ju është që gjithkush që ka mundësi të mundohet të sensibilizojë, sepse parandalimi është fjala kyçe, parandalimi është shpëtimi i jetës së grave", u shpreh ish deputetja demokrate Albana Vokshi. 

Moderatorja e emisionit “Boom” në Ora News, Fjori Dardha, foli pa dorashka për historinë e kancerit të gjirit në familjen e saj.

"Është vërtetë jo vetëm për personin që është i prekur nga kanceri i gjirit, por edhe për familjen. Për fatin tim të keq, unë me këtë sëmundje jam njohur nëpërmjet mamasë sime. Kur sëmuret nena në shtëpi duket sikur sëmuret gjithë familja", tha gazetarja. 

Me premtimin se aktivitete të tilla do të mbahen përgjatë 12 muajve të vitit, Lëvizja Demokratike e Gruas premton seriozitet në mbështetjen e luftës kundra kancerit të gjirit dhe atyre grave të cilat u kanë mbijetuar betejës së vështirë me sëmundjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco