29 Shtatori është Dita Botërore e Zemrës, ky është mesazhi që përcillet

29 Shtatori është Dita Botërore e Zemrës, ky është mesazhi që përcillet

10:44, 29/09/2019
A+ Aa A-

Dita Botërore e Zemrës është pjesë e një fushate ndërkombëtare për të përhapur vetëdijen në lidhje me sëmundjet e zemrës dhe parandalimin e goditjeve që mund të ndodhin në jetën e një njeriu.

Kjo është dita e përsosur për të lënë duhanin, për të kryer ushtrime fizike dhe për të filluar ushqimin e shëndetshëm - gjithçka në emër të mbajtjes së rutinës tuaj dhe në emër të ruajtjes së shëndetit fizik dhe mendor të njerëzve në të gjithë botën.

Federata Botërore e Zemrës ka zbuluar që sëmundjet e zemrës dhe infarktet janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke vrarë 17.1 milionë njerëz çdo vit dhe kjo është më shumë sesa viktimat e kancerit, HIV-it, SIDA-s dhe malaries.

Lënia e duhanit, mungesa e stërvitjes, dieta jo të shëndetshme dhe presioni i lartë i gjakut, niveli i kolesterolit dhe glukozës janë të gjithë faktorët që mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe të kërcënojnë jetën tonë, dhe atë të të dashurve.

U caktua Dita e Zemrës për të përcjellë mesazhin se problemet e zemrës mund të parandalohen.

Qëllimi është të përmirësoni shëndetin globalisht duke inkurajuar njerëzit të bëjnë ndryshime në stilin e jetës së tyre. F.H/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco