Kur fëmija nuk pi qumësht, si t’ia plotësosh kalciumin e humbur?

Kur fëmija nuk pi qumësht, si t’ia plotësosh kalciumin e humbur?

10:57, 26/08/2019

Nëse jeni pjesë e kategorisë së prindërve që i ndjekin fëmijët nëpër shtëpi për të pirë qumështin, ky shkrim është pikërisht për ju. Fëmijët e moshës 1 deri në 10 vjeç kanë nevojë për 800-1200 mg kalcium në ditë. Por nga do i marrin nëse refuzojnë me këmbëngulje ta prekin gotën e qumështit që ua ofroni?

Jo qumësht, atëhere çfarë?

Djathë dhe kaçkavall të të gjitha llojeve, por kryesisht të verdhë sepse është burim kalciumi. Kaçkavallin për ta bërë më tërheqës për fëmijët, prijeni në shirita të hollë dhe shoqëroheni me kricinia.

Milkshake shtëpije, me banane dhe pak vanilje. Përziejeni qumështin me këto dy përbërës dhe ofrojani fëmijës të ftohtë. Shija nuk ka për t’i kujtuar qumshtin.

Sardele të pjekura ose në furrë. Shoqërojini me pak domate, për të thyerë shijen e tyre të fortë që ndoshta nuk u pëlqen shumë fëmijëve. Kjo zgjidhje ju ndihmon sepse sardelet janë peshqit me çmimin më të ulët në treg.

Krem djathi. Është nga snack-et që fëmija juaj do e kërkojë vazhdimisht. Lyeni bukën, shoqëroni pjatën kryesore ose jepjani ta hajë duke lyerë kafshata të vogla buke.

Gatime të ndryshme me spinaq. Duke u nisur nga sallata deri tek gatimi i spinaqit, ai mbetet një nga perimet e gjelbërta më të shëndetshme dhe më me vlera ushqyese.

Pra nëse fëmija tuaj është armik i betuar i qumështit, ka shumë zgjidhje të tjera për t’u ushqyerë me kalciumin e domosdosëm që kërkon trupi i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco