Presioni si thikë me dy presa, akademiku Xuefeng: Mbani një ritëm të rregullt jete

Presioni si thikë me dy presa, akademiku Xuefeng: Mbani një ritëm të rregullt jete

07:30, 23/08/2019

Në shoqërinë e informacionit, ritmi i jetës është shpejtësuar shumë dhe intensiteti i punës është rritur ndjeshëm. Presioni na shoqëron në çdo kohë dhe çdo vend. Sot në një botë me mirëqënie, përse çdo individ ndihet në presion të vazhdueshëm?

Ditët e fundit, Instituti i Kërkimeve Psikologjike i Akademisë së Shkencave Kineze hartoi librin e parë kinez mbi shëndetin psikologjik, "Raporti i Zhvillimit të Shëndetit Psikologjik të Banorëve Kinezë"(2017-2018). Sipas të dhënave , shumica e kinezëve kanë shëndet të mirë psikologjik, por profesionistët përballen me presion të lartë. Duke folur për këtë problem, gazetari bëri një intervistë me nënkryetaren e IKP-së së ASHK-ut, Chen Xuefeng.

Gazetari: Shumë njerëz pohojnë se përballen me presion të madh. Por, çdo person ka koncept të ndryshëm të "presionit". A mund t'na shpjegoni çfarë është presioni konkretisht?

Chen Xuefeng: Presioni është një përvojë subjektive. Persona të ndryshëm kanë koncepte të ndryshme. Në studimet në fushën e psikologjisë, u kushtojmë gjithnjë shumë vëmendje "burimeve të presionit", metodave përballuese dhe efekteve lehtësuese. Kur ndihemi me presion të madh, përballemi me burime të presionit. Përballë burimeve të ndryshme të presionit, ndjenjat dhe metodat përballuese janë të ndryshme.

Burimet e presioneve të mëdha vijnë nga disa ngjarje madhore të jetës, si martesa, lindja e fëmijëve, humbja e familjarëve, papunësia, ngritja në karrierë, luhatjet e mëdha ekononike etj. Mos u çudisni kur themi se martesa, lindja e fëmijës, promovimi etj, shkaktojnë presion, pasi përballemi me situata të reja të pa përjetuara më parë. Përveç kësaj, ekzistojnë edhe burimet e presionit kronik, si tensionimi i marrëdhënieve ndërpersonale, mbingarkesa e punës afatgjatë, probleme familjare, zhurma, ndotja e mjedisit etj, të cilat na sjellin shpesh stres në jetë. Nëse nuk dimë si t'i trajtojmë këto probleme, do të dëmtohen shëndeti ynë fizik dhe psikologjik.

Gazetari: Sipas raporti të ri, shumica e kinezëve kanë shëndet të mirë psikologjik. Por përse ata ankohen shpesh për presion të madh? Ekzistojnë konflikte midis rezultateve të raportit dhe ndjenjave subjektive?

Chen Xuefeng: Sipas këtij raporti, individë të moshave të ndryshme kanë gjendje të ndryshme të shëndetit psikologjik, por s'mund të gjykojmë ritmin e presionit individual në mosha të ndryshme sipas karakteristikave të presioneve të raportit. Shëndeti i dobët psikologjik nuk shkaktohet me siguri nga presioni i lartë. Në të kundërt, presioni i madh nuk sjell shëndet të dobët.

Shëndeti psikologjik simbolizon harmoninë e aktiviteteve psikologjike dhe gjendje të qëndrueshme psikologjike për t'u mësuar me mjedisin e jashtëm. Studiuesit e fushës përcaktojnë 5 tregues matës: Humori, vetënjohja, komunikimi ndërpersonal, efikasiteti i mësimeve dhe aftësia e përshtatjes.

Nëse marrin rezultate të mira matëse në këto 5 fusha, mund të simbolizojnë gjendjen e mirë të shëndetit psikologjik. Shfaqjet konkrete janë: gjendja e përgjithshme e humorit të mirë, përvoja e shumtë e humorit pozitiv, përvoja e paktë e humorit negativ, aftësia e rregullimit të humorit, përmbajtja e qëndrueshmërisë së humorit, vetëkritikimi i përshtatshëm, vetënjohja e plotë, vlerësimi objektiv i avantazheve dhe i të metave të vetes, vetëbesimi dhe vetërespekti i përshtatshëm, komunikimi ndërpersonal harmonik, aftësia e mirë e mësimit, kualifikimi me kërkesat e punës dhe jetës së përditshme, toleranca ndaj zhgënjimeve dhe presionit etj.

Gazetari: Në raport tregohen profesionet që kërkojnë më shumë vëmendje si, nënpunësit e shtetit, punonjësit e shëndetësisë, të bankave etj. Cilat janë burimet kryesore të stresit tek këta njerëz?

Chen Xuefeng: Personat në profesione të ndryshme përballojnë burime të ndryshme presioni. Sipas të dhënave, elementet kryesore që ndikojnë shëndetin psikologjik të punonjësve tekniko-shkencorë përfshijnë: kohën e gjatë të punës, kërkesa e lartë e punës, aftësia e dobët për kontrollin e rezultateve të punës, konfliktet mes punës dhe familjes, cilësia e gjumit, frekuenca e lëvizjes etj.

Nënpunësit e shtetit përballen me këto burime presioni: presioni mbi perspektivën e zhvillimit të profesionit, detyrat e shumta, roli i paqartë, marrëdhënia e ndërlikuar ndërpersonale dhe problemet e jetës. Sipas raportit, nënpunësit 26-40 vjeç përjetojnë presion më të madh në fusha të ndryshme.

Për punonjësit e bankës, burimi më i madh i presionit eshtë mbingarkesa e punës, si zgjatja e orarit të punës, provimet e shumta, kërkesat e punës urgjente. Sipas raportit, elementet e rëndësishme të burimeve të presionit përfshijnë: kërkesat e larta të detyrës, konflikti mes familjes dhe punës, zgjatja e shpeshtë e orit të punës, përgjegjësia e madhe e punës, moslejimi i gabimeve; kosta e lartë e jetës; mungesa e teknologjisë së komunikimit; tensioni i lartë dhe ritmi i shpejtë i punës.

Gazetari: Cilat janë masat konkrete që persona të profesioneve të ndryshme duhet të ndërmarrin për lehtësimin e presionit. A mund t'na ofroni disa këshilla për përballimin e presionit në përgjithësi?

Chen Xuefeng: Kemi përmendur dy lloje burimesh të presionit: ngjarjet madhore në jetë dhe presioni kronik. Arsyja thelbësore e këtyre burimeve të presionit është "mungesa e kontrollit". Në shumicën e situatave, mund të përpiqemi për të mësuar dhe grumbulluar metoda të administrimit të presionit, për të forcuar ndjenjat e kontrollit dhe trajtuar si duhet burimet e presioneve përkatëse. Nëse përballemi me presion shumë të madh, do kemi ndjenja parehatie dhe nëse nuk i trajtojmë dot vetë atëherë duhet të kërkojmë ndihmë nga psikologu.

Mbajtja e ritmit të rregullt të jetës është një metodë e rëndësishme për lehtësimin e presionit. Çdo njeri do të përballet me sfida të mëdha të jetës dhe shqetësime, por nëse do të kemi një jetë me ritëm të rregullt, procesi i vetërregullimit do të shpejtësohet, pastaj mund ta fokusojmë energjinë tek zgjidhja e problemeve përkatëse. Pas zgjidhjes së problemeve, presioni psikologjik do të largohet natyrshëm.

Gazetari?Me përparimin e shoqërisë kemi kushte më të mira të jetës, por nga ana tjetër stresi që përballojmë është më i lartë. Presioni mund të shndërrohet si forcë nxitëse, por nëse është i madh mund t'na rrëzojë. Si mund ta kapim në kohë fenomenin e rritjes së presionit?

Chen Xuefeng: Me zhvillimin e shpejtë ekonomik, mjedisi shoqëror është ndryshuar shumë shpejt dhe përballemi me burime presioni më të ndërlikuara. Por presioni nuk simbolizon fat të keq dhe nuk është e thënë se do të shkaktojë patjetër probleme shëndetësore psikologjike. Nëse përballemi me presion të një niveli të përballueshëm, mund të kemi më shumë forca nxitëse për zgjidhjen e problemit. Përballë presioneve të mëdha, disa personat mund të bëjnë vetërregullim dhe të përmbajnë funksionet psikologjike dhe fizike në nivel normal, duke përfituar rritjet e reja dhe zhvillime pozitive. Pra presioni mund të na bëjë më të fortë.

Presioni është thikë me dy presa, prandaj duhet të mësojmë ta trajtojmë atë me qetësi. (Xu Guang) CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco