Shënohet viktima e rradhës nga fruthi/ Humb jetën 47-vjeçarja nga Durrësi

Shënohet viktima e rradhës nga fruthi/ Humb jetën 47-vjeçarja nga Durrësi

19:52, 08/03/2019
A+ Aa A-

Shënohet një tjetër viktimë nga virusi i fruthit në vendin tonë. Një grua, e moshës 47-vjeçare nga qyteti i Durrësit, ka humbur jetën në shërbimin infektiv pasi ishte prekur nga virusi vdekjeprurës.

Gruaja kishte mbërritur në gjendje të rëndë në Tiranë dhe kishte kaluar në pneumoni të rëndë.

Viktima i ishte nënshtruar një terapie intensive për një periudhë 10-ditore në reanimacionin e shërbimit infektiv, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas mjekëve, situata me fruthin në Shqipëri është problematike. Kur kanë kaluar vetëm dy muaj për vitin 2019, janë regjistruar 122 raste të reja të prekur nga fruthi. Shumica i përkasin moshës nën 2 vjeç dhe vetëm në dy muaj janë regjistruar 6 raste të cilat kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të rënda që shkakton ky virus.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për vitin 2018 janë regjistruar 83 mijë raste të prekura, ndërkohë që për vitin 2017 ishin vetëm 25 500 raste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco