Çfarë po ndodh me gripin/ Pas Maqedonisë, 54 të vdekur në Rumani!

Çfarë po ndodh me gripin/ Pas Maqedonisë, 54 të vdekur në Rumani!

13:06, 30/01/2019
A+ Aa A-

Pas lajmit se një situatë epidemike ka përfshirë fqinjin e Shqipërisë Maqedoninë ku si pasojë kanë ngelur deri tani 4 të vdekur, shifra tronditëse vijnë edhe nga një vend tjetër i Ballkanit.

Mësohet se gripi po bën shndërrohet në një rrezik kombëtar në Rumani dhe autoritetet shëndetësore kanë shpallur  alarmin, pasi numri i të vdekurve ka shkuar në 54 persona . Situata është shumë e rëndë, tha ministri i Shëndetësisë, Sorina Pint gjatë një interviste për kanalin televiziv «Antena 3», duke iu referuar shpejtësisë së përhapjes së virusit të gripit. Sipas kritereve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kriteri më i rëndësishëm për të shpallur epideminë e gripit, është  konfirmimi i 1,500 rasteve për 100,000 banorë.

Më herët u raportua për një situatë të rëndë edhe në Malin e Zi.  Pesë persona kanë vdekur nga gripi gjatë javës së kaluar, në mesin e të cilëve është edhe një fëmijë dyvjeçar. Përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal, thuhet në deklaratë. Ndërkohë, në Bullgari, 1,561 shkolla janë mbyllur për shkak të epidemisë së gripit.

Ndërkohë në vendin tonë, ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar sërish qytetarët sot për të marrë masa mbrojtëse nga virusi i gripit, që me sa duket po përhapet me shpejtësi. Ndër masat përmendet vaksinimi, por edhe vendosja e maskave.

‘Gripi shkaktohet nga një virus dhe mund t’i ngjitet kujtdo, pavarësisht se sa i fortë mund të jetë sistemi imunitar. Vaksinohuni të mbroni pacientët, të mbroni familjen, të mbroni vetveten.

Vaksinimi i përvitshëm ndaj gripit është i rëndësishëm pasi viruset e gripit janë të paparashikueshëm.

Viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti i përftuar nga vaksina e kryer më parë, bie me kalimin e kohës.

Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ mbi 6 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco