Këshillë për nënat! Ja pse duhet ta lindni fëmijën tuaj vetë dhe jo me operacion

Këshillë për nënat! Ja pse duhet ta lindni fëmijën tuaj vetë dhe jo me operacion

19:15, 21/11/2018
A+ Aa A-

Mjekët këshillojnë të gjitha nënat shtatzënë, që fëmijën e tyre ta lindin natyralist dhe jo me prerje cezariane. Sipas një studimi të fundit fëmijët që lindin natyrshëm, janë më të shëndetshme se ata që lindin me prerje cezariane.

Mjekët thonë se lindja natyrale stimulon një proteinë tepër të rëndësishme për të zhvilluar trurin e foshnjës, gjë që nuk mund të ndodhë gjatë një lindje cezariane.

Studimi i drejtuar nga një skuadër shkencëtarësh të një universiteti amerikan, evidenton sesi një proteinë e trurit e quajtur “Ucp2”, është tepër e rëndësishme për zhvillimin e neuroneve dhe për funksionet e trurit.

Por jo vetëm, sepse “Ucp2” luan një rol thelbësor edhe në metabolizmin e yndyrës, i cili ndikon drejtpërsëdrejti tek niveli i qumështit të nënës së re.

Arsyet kundër lindjes me operim:

− Probleme të shpeshta me frymëmarrjen tek foshnjat e lindura me prerje cezariane

− Foshnjat e lindura me prerje cezariane për shkak të anestezionit që përdoret gjatë operimit adaptohen më ngadalë

− Rreziku i madh nga krijimi i trombozës

− Probleme laktike nga ndikimi i gjatë i anestezionit

− Gjidhënja e vështirë dhe krijimi i kontaktit të parë me foshnjen

− Shërimi zgjat më shumë se sa nga lindja natyrale

− Nuk është zgjedhje e duhur nëse dëshironi shumë fëmijë, sepse secila prerje cezariane paraqet rrezik për shëndetin e nënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco