Nëna e tre fëmijëve “rrjetë merimange” për ngritjen e të pasmeve

Nëna e tre fëmijëve “rrjetë merimange” për ngritjen e të pasmeve

18:41, 17/11/2018
A+ Aa A-

Një nënë e tre fëmijëve e dëshpëruar por edhe e etur për të pirë nga burimi i “rinisë së përjetshme”, ka ndërmarrë 100 injeksione kolagjeni për të “sfiduar” moshën.

Marcela Iglesias iu nënshtrua një procedure të çuditshme për të stimuluar kolagjenin në të pasmet e saj, me qëllim forcimin e muskujve dhe butësinë e lëkurës. Nga frika se efektet e moshës do t’ia lenin të pasmet të varura, iu nënshtrua procedurës “rrjetë merimange për ngritjen e të pasmeve” dhe tha se nuk ishte aspak e dhimbshme.

Kjo procedurë kushton 3000 Dollarë dhe funksionon duke inkurajuar rinovimin qelizor dhe rinovimin e elasticitetit.

Ajo u shpreh se, “Dua të kujdesem për pamjen time që njerëzit të pyesin për moshën time, duke mos e besuar që kam një djalë 17-vjeçar”.

Marcela Iglesias ka bërë shumë kërkime për të mësuar sesi ta mbajë lëkurën sa më rinore dhe ka hequr dorë nga shumë “vese” për t’ia arritur qëllimit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco