Rroga më e madhe, nuk ju bën më të lumtur

Rroga më e madhe, nuk ju bën më të lumtur

02:47, 06/11/2018
A+ Aa A-

Nëse keni menduar të punoni disa orë më gjatë, të mos pushoni vikendeve e të punoni madje edhe me kolegët më të neveritshëm, vetëm që të fitoni më shumë para - mendoni sërish.

Kompania për hulumtime Glassdoor, ka zbuluar se ngritja e rrogës i bën më të lumtur punonjësit, por ka gjëra të tjera që i kënaqin edhe më shumë.

Në hulumtimin që është bërë me 221 mijë të punësuar, rezymetë e tyre rezultojnë se ka gjëra të tjera që i kënaqin ata më shumë në punë.

Sipas gjetjeve, rritja e rrogës i kënaq përkohësisht.

Por, çfarë do bënte që punonjësit të jenë më të lumtur? Këto janë përgjigjet, që kanë dhënë të anketuarit:

1. Kultura dhe vlerat
2. Mundësitë për karrierë
3. Pozita udhëheqëse
4. Balanci punë/jetë
5. Kompenzimi dhe benifitet
6. Perspektiva biznesore

Puna që lejon të arrihen qëllimet e jetës, është konsideruar nga të anketuarit si ideale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco