Zgjidhet mjeku i muajit, shpëtoi 19-vjeçarin nga paraliza

Zgjidhet mjeku i muajit, shpëtoi 19-vjeçarin nga paraliza

13:49, 01/08/2018
A+ Aa A-

Dr. Fatos Olldashi, mjek kirurg pranë Spitalit Universitar të Traumës, është përzgjedhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si mjeku i muajit.

‘Pak ditë më parë, me një ndërhyrje të vështirë por të suksesshme, neurokirurgu Fatos Olldashi shpëtoi një 19-vjeçar që rrezikonte të mbetej i paralizuar pas aksidentit në plazhin e Velipojës.

Mjekët e spitalit universitar të Traumës përballen thuajse çdo ditë me raste ekstreme, por me kurajë dhe profesionalizëm ja kanë dalë të shpëtojnë jetë’, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

Në muajin prill 2018 ministria zgjodhi si mjeken e muajit Dr. Irma Gishti, drejtoreshë në qendrën shëndetësore të Roskovecit./ Shendeti.com.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco