Studimi: Konsumimi një vezë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Studimi: Konsumimi një vezë në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

13:06, 24/05/2018
A+ Aa A-

Veza është një prej ushqimeve më të shëndetshme dhe gjithashtu e pasur me proteina, vitamina dhe acidet yndyrore. Por mbi të gjitha veza zë vend në pjesën më të madhe të gatimeve duke e bërë një ushqim të pazëvendësueshëm në kuzhinë. Sidoqoftë, duke i ngrenë ato në dietën ditore kjo mund të përmirësoje jo vetëm shëndetin tuaj në një kohë të shkurtër por edhe në një plan afatgjatë. Një studim i kohëve të fundit ka pohuar se nëse hani një vezë në ditë në mënyrë drastike mund të zvogëlojë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare në të ardhmen.

Një ekip hulumtuesish nga Kina dhe Britania e Madhe vendosën për të eksploruar lidhjen midis frekuencës së konsumimit të vezëvë dhe rrezikut të një sërë sëmundjeve të zemrës, ashtu siç mund të jenë sëmundjet kardiovaskulare, goditjet ishemike dhe problemet e mëdha koronare, e cila ka të bëjë nëse një person përjeton papritur vdekjet kardiake ose nëse preken nga një atak në zemër.

Studimi, i udhëhequr nga profesor Liming Li dhe Dr. Canqing Yu nga shkolla e Shëndetit Publik në Qëndrën Shëndetësorë të Universitetit të Pekinit, ka analizuar të dhënat nga më shumë se 400.000 të rritur në Kinë, ndërmjet moshës 30 dhe 79 vjeç, të dhënat, të cilat janë përzgjedhur nga studimi i China Kadoorie Biobank, fillimisht kanë mbledhur informacione nga 512.891 të rritur nga 10 zona të ndryshme të Kinës midis viteve 2004 dhe 2008. 416,213 pjesëmarrës të zgjedhur në lidhje me këtë studim të veçantë nuk kishin ndonjë përvojë paraprake të kancerit, sëmundjeve kardiovaskulare apo të diabetit.

Të gjithë individët të cilët ishin të përfshirë në këtë studim, të botuar në revistën Heart, u pyetën se sa shpesh mund të konsumojnë një vezë në ditë. Pas studimit fillestar, shëndeti i tyre u dokumentua më pas gjatë një periudhe pasuese prej nëntë vjetësh. Profesori Li dhe Dr Yu vendosën të krahasojnë drejtpërdrejt rezultatet e 31.1% të pjesëmarrësve të cilët deklaruan që kishin konsumuar çdo ditë vezë e kundërta me ata nga ku 9.1% kishin pohuar se nuk konsumonin kurrë vezë.

Ata zbuluan se nëse ata hanin një vezë çdo ditë kishin një ulje prej 26% të rrezikut të vuajtjes nga një goditje hemorragjike dhe 18% më pak të rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Për më tepër, studimi raportoi se ata ishin 12% më pak të prirur për tu prekur nga sëmundjet ishemike të zemrës.

Ndërsa ka një sërë arsyesh se pse një person mund të zhvillojë sëmundje të zemrës që nuk kanë të bëjnë aspak me konsumimin e vezëve, siç mund të jetë  pirja e duhanit dhe obeziteti, por autorët e studimit besojnë se rezultatet e tyre kanë shfaqur një lidhje të dukshme mes tyre.

“Zbulimet tona kanë arritur në konkluzionin se konsumimi i vezëve ishte i lidhur me rrezikun më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare, IHD (sëmundje zemre ishemike), MCE (sëmundjet koronare), goditjet hemoragjike dhe goditjet ishemike ndërmjet moshës së tretë”. “Gjetjet tona japin prova shkencore për udhëzimet dietike në lidhje me konsumin e vezëve për të rriturit e shëndetshëm kinez”. Profesor Nita Forouhi nga Universiteti i Kembrixh theksoi se dietat e përgjithshme e pjesëmarrësve duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të rezultateve të studimit.

Nën kontekstin perëndimor, nëse ushqeheni me vezë e cila shoqërohet me bukë me miell të bardhë të rafinuar, së bashku me mishra të përpunuar si proshutra apo salçiçe, dhe salcra të pasura me sheqerna, është një material krejt ndryshe nga të ushqyerit me vezë të shoqëruar me drithëra dhe zarzavate, shprehet Profesor Forouhi./scan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco