Pini kafe me stomakun bosh? Ajo që ndodh në trupin tuaj po ju shkatërron organizmin

Pini kafe me stomakun bosh? Ajo që ndodh në trupin tuaj po ju shkatërron organizmin

12:34, 20/02/2018

Pjesa më e madhe e njerëzve pinë kafe menjëherë sapo zgjohen, pa ngrënë akoma mëngjes.

Për më tepër e shoqërojnë atë me një cigare, duke i bërë kështu shumë dëm organizmit të tyre.

Mirëpo të pish kafe me stomakun bosh nuk është gjë e mirë, pavarësisht se kafeja ka një efekt pozitiv në disponimin, funksionin e trurit dhe performancën atletike.

Sipas studimeve nëse pini kafe me stomakun bosh do të keni më shumë shanse për të shtuar në peshë pa kriter. Sidomos ata që e kanë të përditshme kafen e mëngjesit, duhet të jenë të vetëdijshëm se prishin nivelet e insulinës, duke çuar në dëshirën për ushqime me yndyrë të lartë dhe sheqer.

Përveç kësaj duhet të dini se kafeja ka antioksidantë, të cilët përmbajnë sasi të mëdha kafeje dhe shoqërohen me një lloj acidi (acid klori gjenik) që gjendet në shumë fruta.

Një filxhan kafe të thjeshtë me stomak bosh stimulon sekretimin e acidit klorhidrik në traktin e tretjes. Kur stomaku është bosh, ka të ngjarë që konsumimi i kafesë të çojë në rritjen e nivelit të acidit stomak dhe të vjella.

Kur jeni duke pirë kafe me stomakun bosh, kjo mund të shtojë më shumë acid në trupin tuaj. Edhe kafeja pa kafeinë mund të stimulojë prodhimin e acidit i cili, në stomak bosh, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut nëse konsumohet rregullisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment