Vajza kishte dhembje të tmerrshme prej 5 vjetësh, mjekët shokohen nga ajo që zbulojnë

Vajza kishte dhembje të tmerrshme prej 5 vjetësh, mjekët shokohen nga ajo që zbulojnë

17:09, 25/10/2017
A+ Aa A-

Një vajzë adoleshente ka përjetuar tmerr për gjashtë vite më radhë pasi ndiente herë pas here dhimbje shumë të forta në të gjithë trupin.

Carly Goff është shprehur:

Ndjeja dhimbje tmerrësisht të forta, një lloj djegieje në duar, sy, fytyrë e kudo, sikur po më digjnin me acid”.Pas vitesh të tëra analizash dhe ekzaminimesh, mjekët më në fund arritën të gjejnë arsyen e të gjithë kësaj vuajtje. Para gjashtë vitesh Carly kishte ngrënë një peshk të papërpunuar, i cili kishte pasur një parazit i cili ushqehet me mish. Ishte pikërisht kjo arsyeja se përse ajo ndiente djegie dhe dhimbje të cilat në 6 vite i kishin krijuar makthe.

Pas këtij zbulimi, mjekët nisën menjëherë kurën për eliminimin e parazitit, duke i kthyer më në fund një jetë normale adoleshentes australiane.

Dr Bernard Hudson tha se paraziti mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk trajtohet.

Ai mund të pushtojë çdo sistem të organeve, mushkëritë, trurin, të hyjë në fshikëz, mëlçi, kudo”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco