Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

LSDM – Gruevskit: Mblidh guximin të përballesh me drejtësinë

LSDM – Gruevskit: Mblidh guximin të përballesh me drejtësinë

00:20, 30/06/2017
A+ Aa A-

Barazia para ligjit është interes kombëtar, Gruevski dhe VMRO-DPMNE të mbledhin guximin dhe të përballen me drejtësinë, reagojnë nga LSDM-ja pas fjalimit të Nikolla Gruevskit.

“Qytetarët patën mundësi ta dëgjojnë, ta shohin dhe ta ndjejnë qeverisjen kriminale dhe antishtetërore të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, kur përmes krimit, korrupsionit, dhunës, shtypjes dhe mbjelljes së urrejtjes dhe përçarjes, udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së në mënyrë kriminale u pasurua në llogari të qytetarëve të varfëruar”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia e Zaevit thonë se Gruevski dhe VMRO-DPMNE përmes gënjeshtrave dhe manipulimeve po përpqen të ikin nga përgjegjësia për gjith atë që e kanë bërë.

“Gruevski dhe VMRO-DPMNE patjetër të ndalojnë s ëikuri nga drejtësia, ta vendosin veten mbi ligjet dhe sistemin ligjor dhe patjetër të mbledhin guximin që të përballen me përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara mbi qytetarët dhe shtetin. Të gjithë, përfshirë edhe Gruevskin dhe udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, patjetër të përgjigjen për veprimet e tyre para sistemit të pavarur dhe profesional të drejtësisë. Para drejtësisë të gjithë patjetër të jenë të barabartë dhe kjo vlenë edhe për Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në”, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco