Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Gjykata surprizon me vendimin për bosin e drogës

Gjykata surprizon me vendimin për bosin e drogës

19:18, 28/06/2017
A+ Aa A-

Naser Klemendi do t’i ofrohet mbrojtje në liri. Ky ishte vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi të lirojë nga masa e paraburgimit Kelmendin, ndaj të cilit rëndon akuza për tregti me drogë, krim të organizuar dhe vrasje.

Kështu ka shkruar në ‘Facebook’ avokati i Kelmendit, Besim Berisha, i cili ka shkruar se Prokuroria Speciale e EULEX-it përfundimisht ka humbur betejën me mbrojtjen e Naser Kelmendi lidhur me masën e paraburgimit.

“Naser Kelmendi nga sot do të mbrohet në liri. Vendimi i Gjykatës Themelore për lirimin e z. Kelmendi nga masa e paraburgimit tashmë është i formës së prerë dhe i njëjti nuk mund të apelohet”, ka shkruar ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco