Autoritetet i vendosin 'kyçin' plazhit më të bukur në Greqi, zbulohen arsyet

Autoritetet i vendosin 'kyçin' plazhit më të bukur në Greqi, zbulohen arsyet

10:51, 09/05/2024
A+ Aa A-

Turistët nuk do mund të vizitojnë këtë vit ishullin “Navagio” në Greqi.

I cilësuar si një ndër plazhet më të bukur në Greqi dhe në botë, ky ishull nuk do jetë i aksesueshëm për sezonin veror të këtij viti, pasi autoritetet i kanë vendosur “kyçin”.

 

‘The Sun’ raporton se plazhi i cili njihet edhe si “Limani i kontrabandistëve”, ku shihen në pëllëmbë të dorës ishujt e detit Jon, do të qëndrojë i mbyllur me vendim të katër ministrive, përkatësisht asaj për Mbrojtjen e Qytetarëve, ministrisë së Politikave Detare dhe Ishujve, ministrisë së Turizmit dhe Krizave Klimatike, e asaj të Mbrojtjes Civile.

Vendimi është marrë pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve vendore dhe garancive për bërjen të aksesueshme të anijes së mbytur, e cila dyshohet se kryente kontrabandë cigaresh dhe alkooli nga ish-Jugosllavia.

Turistëve dhe pushuesve vendas nuk do tu lejohet qarkullimi dhe afrimi, apo ankorimi i varkave dhe as noti i atyre që ndodhen në bord kudo në gji, konkretisht në zonën detare brenda vijës imagjinare, që bashkon dy skajet verior dhe jugor të gjirit.

Ndalohet hyrja e vizitorëve, me një kufi ndalimi 10 metra nga buza e shpatit ranor.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco