Presidenti Pendarovski pranon humbjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Pendarovski pranon humbjen e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

07:11, 09/05/2024
A+ Aa A-

Shkup – Kandidati për President, Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen dhe i uroI punë të suksesshme kandidates nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila ka bërë thirrje për bojkot.

Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit, ai ka ndërgjegjen e pastër dhe pyeti nëse edhe ata të cilët thirrën në bojkot kanë ndërgjegjen e pastër, shkruan Zhurnal.mk.. “E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme.

Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegjja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Image

Kandidatja e VMRO-së për presidente, Gordana Silanovska-Davkova, duke votuar në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Shkup, 8 maj 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco