Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nisin zjarret e para në Greqi/ Vetëm të shtunën 71 vatra, digjen tre banesa dhe 200 hektarë pyje

Nisin zjarret e para në Greqi/ Vetëm të shtunën 71 vatra, digjen tre banesa dhe 200 hektarë pyje

08:28, 08/04/2024
A+ Aa A-

Zjarrfikësit grekë kanë luftuar gjatë gjithë natës pasi dhjetëra fronte zjarri kanë shpërthyer në Lasithi të Kretës juglindore duke djegur mbi 200 hektarë tokë pyjore dhe bujqësore.

Flakët kanë përpirë një zonë të pyllëzuar dhe të paarritshme nga mjetet e zjarrfikësve në afërsi të qytetit Ierapetra, por më vonë zjarri i është afruar katër vendbanimeve dhe organet greke kanë urdhëruar përmes numrit evropian të emergjencës 112 banorët e zonës të evakuohen.

Rreth 170 zjarrfikës, 12 njësi këmbësorie, 38 automjete dhe 3 helikopterë janë mobilizuar dhe kanë luftuar me flakët duke pasur pengesë kryesore erërat e forta. Zjarri ka përfshirë edhe banesa dhe tre persona janë lënduar.

Bëhet fjalë për zjarret e para të mëdha në këtë vit, ndërsa specialistët shprehin shqetësimin se sezoni i verës sivjet mund të jetë i shumë më i vështirë se ai i kaluar, duke pasur parasysh se Greqia ka kaluar dimrin e saj më të ngrohtë në histori, pa reshje shiu e bore.

Vetëm gjatë gjithë ditës së shtunë në gjithë Greqinë  kanë rënë 71 zjarre në zona agrare. Forcat e Mbrojtjes Civile janë prej sot në  tre ditët në vijim në gatishmëri të nivelit 4 (rrezik i lartë zjarri) për zonat e rajoneve: Peloponez, Atikë, Kretë, Egjeu verior dhe jugor dhe Greqia Qendrore.

Vitin e kaluar zjarre tepër të fuqishme dogjën për më shumë se dy javë Greqinë verilindore duke shkatërruar një zonë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut dhe duke vrarë të paktën 21 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco