VIDEO/ Bilal Kasami: Synojmë të bëjmë ndryshimin në Maqedoninë e Veriut, ja si do e arrijmë

VIDEO/ Bilal Kasami: Synojmë të bëjmë ndryshimin në Maqedoninë e Veriut, ja si do e arrijmë

22:29, 04/04/2024
A+ Aa A-

Bilal Kasami nga partia Besa në Maqedoninë e Veriut tha në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv se shqiptarët përgjithësisht kanë votuar kundër Ali Ahmetit dhe partisë së tij, BDI.

Kasami tha se sfida jonë kryesore pas zgjedhjeve nuk është për të mundur Ali Ahmetin dhe BDI.

“Kemi dy popuj shumicë, maqedonasit dhe shqiptarët. Por për shkak të ndikimit të Beogradit kemi pasur një deformim etnik. Ne kemi një situatë kur shqiptarët kur nga një popull shumicë, kalojmë pas maqedonasve. Kemi pasur një asimilim të pakicave të tjera, sikundër edhe një asimilim të shqiptarëve me besimin ortodoks.

Rezultati zgjedhor është i paracaktuar. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka votuar për opozitën, por ka një problem për fragmentarizimin e votës. Besoj se sot që jemi bashkë e shmangim këtë fragmentarizimin e votës”, tha Kasami.

Ai tha se sot ne duhet të tejkalojmë vetveten dhe duhet të bashkohemi me kauzat në mënyrë që të bëjmë ndryshimin dhe jo protagonizmin e lidershipit opozitar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco