Tragjike në Serbi, gjendet e pajetë 2-vjeçarja e rrëmbyer para 10 ditësh

Tragjike në Serbi, gjendet e pajetë 2-vjeçarja e rrëmbyer para 10 ditësh

16:33, 04/04/2024
A+ Aa A-

Policia serbe ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliçit, vajzës 2-vjeçare e cila u zhduk javën e kaluar nga zona e Borit në Serbi.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Aleksandar Vuçiç gjatë një seance të jashtëzakonshme të qeverisë serbe, siç raportoi televizioni publik i Beogradit.

 “Kemi një lajm të keq për vogëlushen nga Bori, Danka Ilic është vrarë”, tha Vuçiç. “Policia ka arrestuar dy personat që vranë Dankën dhe me sa kuptoj unë, të dy kanë pranuar krimin e tyre”, shtoi ai.

Presidenti serb u shpreh se policiai ka çuar dy të arrestuarit në vendin ku gjendej trupi i vajzës për konfirmime të mëtejshme. Vogëlushja ishte zhdukur para 10 ditësh teksa ishte me nënën e saj në qytetin e Borit.

“Ishim në Banjsko Polje për një shëtitje. Një moment ajo ishte atje dhe në momentin tjetër ajo ishte zhdukur”, rrëfeu nëna e 2-vjeçares.

Çështja kishte tërhequr interes ndërkombëtar dhe Interpoli kishte lëshuar një njoftim kërkimi, ndërsa në vendin e origjinës është aktivizuar për herë të parë sistemi Amber Alert, procedura e alarmit kombëtar në rast të rrëmbimit të një të mituri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco