Emisari britanik, Peach përmend Marrëveshjen e Belfastit si opsion në dialogun Kosovë-Serbi

Emisari britanik, Peach përmend Marrëveshjen e Belfastit si opsion në dialogun Kosovë-Serbi

17:42, 02/03/2024
A+ Aa A-

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, tha sot se si opsion për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mund të shërbejë zgjidhja e të Irlandës së Veriut, 25 vjet më parë të njohur si ‘Marrëveshja e së Premtes së Mirë’ (Marrëveshja e Belfastit).

Emisari britanik, siç raportojnë mediat serbe, tha se mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se ai, sipas tij, duhet të shkojë drejt krijimit të një të ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

Duke folur në një panel në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antalia, theksoi se ‘shembull i mirë për dialogun Kosovë-Serbi është Marrëveshja e së Premtes së Mirë (Marrëveshja e Belfastit), e cila i dha fund konfliktit ndërmjet palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut 25 vjet më parë’.

Ai tha se kjo marrëveshje është një mësim i mirë për pajtim, pasi palët kishin bërë lëshime dhe negociata.

‘Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut’, ka thënë Peach.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco