Shërbimeve e Inteligjencës italiane: Rreziku i ndërhyrjes ruse në Ballkanin Perëndimor në zgjedhjet elektorale në...

Shërbimeve e Inteligjencës italiane: Rreziku i ndërhyrjes ruse në Ballkanin Perëndimor në zgjedhjet elektorale në...

16:31, 01/03/2024
A+ Aa A-

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë nën vëmendje e veçantë e të vazhdueshme të Shërbimit të Inteligjencës Italiane, veçanërisht zonat e konsideruara në një paqëndrueshmëri të fshehtë.

Ky rajon paraqet çështje kritike të lidhura me problemet e qeverisjes, fenomene të kriminalitetit, korrupsionit të përhapur, dinamikës ndëretnike që bëhen dhe pengesa në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Europian e në disa raste influenconjë negativisht në nivelin e sigurisë së tyre.

Shërbimet e Inteligjencës italiane kanë prezantaur në Parlamentin italian raportin vjetor mbi politikat e informacionit e sigurisë me relacionin e Drejtoreshës Elisabetta Belloni e në prani të numrit 2 të qeverisë italiane, zv kryeministrit e Ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, Ministrit të Brendshëm Matteo Piantedosi e Ministrit të Sipërmarrjes Adolfo D'Urso.

Dokumenti prej rreth 150 faqesh është i ndarë në 3 kapituj ku theksohet se "konkurrenca globale vë në provë të vështirë stabilitetin e ekonomisë dhe demokracisë."

Skenarët gjeostrategjikë, kriza e luftës në Ukrianë e Lindjen e Mesme, fibrilacionet në Ballkan dhe emigracioni janë trajtuar në kapitullin e parë të dokumentit bashkë me rëndësinë e sigurisë kombëtare e "dobësitë" e globalizimit të ri që përbëjnë pjesën tjetër të tij.

Për Shërbimet e Inteligjencës Italiane vendet e Ballkanit Perëndimore me përjashtim të Kosovës kanë marrë të gjitha statusin e vendit kandidat për të hyrë në Bashkimin Europian e megjithatë shkruan ky dokument "ka vonesa në rrugëtimin e tyre për shkak të performancës së dobët të qeverive të tyre në reformimin e sektorëve kryesorë të kërkuar nga BE si sektori gjyqësor dhe ai i promovimit të të drejtave themelore.

"Lodhja në rrugëtimin europian reflektohet gjatë 2023 dhe në një reduktim të lehtë të mbështetjes së opinioneve publike ballkanike për anëtarësim, e mund të ofrojë hapësirë manovrimi për aktorët e jashtëm si Rusia e Kina e me axhenda të ndryshme nga ajo euro-atlantike. "

Me vazhdimin e krizës ukrainase puna e inteligjencës italiane u përqëndrua në ndikimet antiperëndimore të Moskës në rajon e Ballkanit Perëndimor e kryesisht drejt Serbisë", thekson raporti ku nënvizon rrezikun e përhapjes nga Moska të narrativës së modeleve anti Nato e anti BE".

Shërbimet e Inteligjencës Italiane paralajmërojnë rrezikun e influencës ruse në informacionet online, rrjetet soicale e profilet fake gjatë zgjedhjeve europiane të 2024 e në votën elektorale të 76 vendeve gjatë këtij viti , e që janë baraz me 51% të popullsisë botërore e përbëjnë gjysmën e PPB globale.

Raporti vjetor i Inteligjencës Italian nënvizon rrezikun xhihadist në vendet e Ballkanit Perëndimor si një zonë strategjike për të gjetur mbështetje operative e logjistike e për t'u projektuar me aksione në vendet e BE.

Aktualisht janë 149 foreign fighters në listën e shërbimeve sekrete italiane e gjatë 2023 janë dëbuar nga territori italian 73 persona të konsideruar të rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Mes tyre janë 2 shqiptarë e 1 shtetas kosovar.

"Eksizon rreziku i pranisë së individëve të komunitetit ballkano perëndimor e rezidentë në Europë që mund të jenë përcaktues në këtë aktivitet e mund të kryejnë akte terrorriste", raporton raporti.

Përmes liderëve të vjetër dalë nga dënimi e individë të rinj të radikalizuar ekzistojnë faktorë rreziku në rajon për riorganizim të tyre.

Raporti mes Serbisë e Kosovës mbetet në fokusin e autoriteteve italiane të sigurisë si dhe cështjet globale mbi sigurinë ekonomike e ambientale.

Kina mbetet i vëzhguar special nga Italia me të dhëna që dëshmojnë politikën pushtuese e ekspasioniste të saj në të gjithë botën e pothuajse një ndarje rolesh mes Rusisë e Kinës dhe në kontinentin afrikan.

Shfrytëzimi i emigracionit klandestin e trafiku i qënieve njerëzore mbetet një temë e vencantë në fokusin e analizës së aparatit të sigurisë kombëtare italiane e si një nga instrumentet që con në fuqizimin ekonomik të grupeve kriminale të huaja. Sipas raportit rruga ballkanike është në menaxhimin e trafikantëve afganë, pakistanezë, kurdë e irankiane në bashkëpunim me grupet kriminale shqiptare e marokene./ Alba Kepi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco