Sanksionet ndaj Rusisë? Vuçiç: Do t'u përmbahem parimeve të miratuara

11:36, 28/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mbërriti në Tiranë, ku u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

I pyetur nga mediat e vendit të tij, Vuçiç tha se i pret një ditë e ngarkuar përpara.

“Do jenë tema të rëndësishme dhe jo të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të lehta,” tha ai.

I pyetur nëse do vendosë sanksione ndaj Rusisë, Vuçiç tha: “E vetmja gjë që mund të them është se do i përmbahem parimeve që kemi miratuar në Këshillin e Sigurimit të Serbisë dy vjet më parë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco