Greqia do të blejë avionë amerikanë! Athina zyrtare e konfirmon pas largimit të Blinken

Greqia do të blejë avionë amerikanë! Athina zyrtare e konfirmon pas largimit të Blinken

19:04, 07/01/2024
A+ Aa A-

Disa orë pas vizitës së shkurtër të sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken në rezidencën e kryeministrit  Kyriakos Mitsotakis në Kretë, burime qeveritare greke  në Athinë e kanë konsideruar këtë takim që është zhvilluar në një atmosferë të përzemërt tepër pozitiv, pasi janë diskutuar dhe aprovuar pozicionimet greke për shumë çështje.

Mbi të gjitha siç kanë pohuar ato, të pyetura në se SHBA do ti japin Athinës mundësinë e blerjes së avionëve luftarake të gjeneratës së 5 , F35,  përgjigja amerikane ka qënë se  “Greqia, si një partner dhe aleat i qëndrueshëm dhe i besueshëm, do të marrë ato për të cilat është rënë dakord”.

“Jam  shumë i lumtur t’ju mirëpres në një kohë kur sinqerisht ndjej se marrëdhënia jonë dypalëshe është ndoshta më e mira që ka qenë ndonjëherë. Këto janë kohë të vështira dhe sfiduese, për rajonin, dhe është tepër e rëndësishme për ne që të qëndrojmë krah për krah, jo vetëm të punojmë për të forcuar më tej marrëdhëniet, por edhe të veprojmë si aleatë dhe të sigurojmë që të kthehen paqja dhe stabiliteti në rajonin tonë të trazuar”- u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

E bëj këtë punë për 30 vjet dhe nuk mbaj mend ndonjë periudhë kur marrëdhënia, partneriteti dhe  miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Greqisë ishte më e fortë se tani dhe sigurisht kjo për shkak të afërsisë mes dy popujve, por edhe vetë lidershipit tuaj ndaj ju jemi mirënjohës për këtë”- ka deklaruar Antony Blinken.

“Po qëndrojmë së bashku, duke u përballur me disa nga sfidat, më të mëdha, më akute që kemi parë. Por fakti që ne jemi duke qëndruar së bashku, se po punojmë së bashku, qoftë për mbrojtjen e Ukrainës, qoftë për paqen dhe stabilitetin në Mesdhe, apo për situatën në Lindjen e Mesme, në Gaza , është një burim i jashtëzakonshëm i forcës dhe sigurisë për Shtetet e Bashkuara.”- shprehet Blinken.

Përveç zhvillimeve në Lindjen e Mesme,  dhe ndihmës humanitare në Gaza,  Mitsotakis  dhe Blinken shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet në Ukrainë , por sidomos për marrëdhëniet grekoturke dhe situatën në Mesdheun Lindor, ku kryeministri grek ka ritheksuar qëndrimin e vendosur dhe të përhershëm të Greqisë në favor të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, parime që garantojnë stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Para se të largohej për në Jordani nga aeroporti i bazës së madhe amerikanë të Sudës në Kretë, Blinken ka pohuar se për SHBA, skenari ideal është që parlamenti turk të aprovojë këtë muaj anëtarësimin e Suedisë në Nato dhe menjëherë pas kësaj të zhbllokojë njëkohësisht kërkesat për avionët luftarakë F-16 për Ankaranë dhe ato F-35 për Athinën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco