Vuçiç: Evropa po kërkon që të njohim pavarësinë e Kosovës. Kjo është e vërteta

Vuçiç: Evropa po kërkon që të njohim pavarësinë e Kosovës. Kjo është e vërteta

13:50, 07/01/2024
A+ Aa A-

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë një interviste dhënë për mediat serbe ka deklaruar se qytetarët e Serbisë, përkatësisht serbët duhet të pyesin se çfarë dëshirojnë ata, nga vendi i tyre dhe se si duhen bërë gjërat, nëse nuk dëshirojnë të qajnë fatin e tyre.

Ai edhe kësaj radhe nuk e la pa e përmendur Kosovën, duke theksuar se është pengesë dhe se ka presione nga jashtë, transmeton Telegrafi.

‘Evropa po na kërkon ta njohim pavarësinë e Kosovën. Kjo është e saktë dhe nuk duhet të gënjejmë veten. Në thelb po na kërkohet një gjë e tillë’, tha presidenti serb.

Çdo paraqitje që presidenti serb bën në ndonjë televizion që kryesisht shfaqet në ato që ai i financon, tenton të paraqesë një lloj habie dhe se gjoja vendit të tij po i bëhet ‘padrejtësi’ nga ndërkombëtarët.

Madje edhe kritikat nga OSBE-ja dhe vendet perëndimore për parregullsi në zgjedhjet e fundit në Serbi i ka cilësuar si të pavërteta, duke thënë se nuk do të lejojnë të tjerët t’ju tregojnë çfarë të bëjnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco