Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Pas dy të vrarëve në Tetovë për parkingun, arrestohet 60-vjeçari, kushëri i viktimave

Pas dy të vrarëve në Tetovë për parkingun, arrestohet 60-vjeçari, kushëri i viktimave

18:47, 27/12/2023
A+ Aa A-

Policia e Maqedonisë së Veriut konfirmon se një person rreth moshës 60 vjeçare është i dyshuari për vrasjen e dy personave në Çellopek të Bërvenicës, rajoni i Tetovës.

“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I. nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, thonë nga policia.

Po ashtu, edhe i dyshuari për vrasjet ka plagë, me shumë gjasa nga arma e tij e zjarrit, dyshon policia, përcjell TV21. SPB-Tetovë tani për tani nuk mundi të konfirmojë identitetin dhe moshën e dy të vrarëve dhe të plagosurit, ndërsa thanë se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe se në terren janë policia bashkë me ndihmën e shpejtë dhe ekipet e Prokurorisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco