Krimi horror/ Djali vret me thikë babain, e goditi pa pushim derisa i mori jetën

Krimi horror/ Djali vret me thikë babain, e goditi pa pushim derisa i mori jetën

17:13, 23/12/2023
A+ Aa A-

Një krim horror ka ndodhur në Kalyvia të Greqisë, ku një 71-vjeçari është vrarë nga djalit i tij adoleshent mbrëmjen e së premtes.

Sipas dëshmisë që 16-vjeçari ka dhënë para autoriteteve ai është kthyer rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në shtëpinë ku banonte me të atin, pasi kishte qëndruar më herët tek vëllai i tij në qendër të Athinës.

Më pas, kur babai i tij është kthyer në banesë rreth orës 21.20, 16-vjeçari  ka qenë duke e pritur në hyrje  nga dera kryesore e katit të parë , me dy thika dhe  në momentin e hyrjes e ka sulmuar me to duke e goditur disa herë në bark,  gjoks,  qafë dhe fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen.

Në fakt, nga informacionet e protothema.gr bëhet me dije se nga inati me të cilin ka sulmuar të atin, njëra nga thikat është thyer teksa po e godiste pa pushim.

71-vjeçari ka tentuar të arratiset,  duke zbritur shkallët e banesës , derisa ka përfunduar në oborrin e katit përdhes, ku edhe është gjetur trupi i tij. Menjëherë pas krimit,  16-vjeçari ka kontaktuar në telefon me një shok të tij , si dhe nënën dhe vëllain, duke i njoftuar për aktin që kishte kryer.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur arrestimin e 16-vjeçarit. Siç u konstatua,  71-vjeçari kishte plagë të shumta në kraharor , bark, syrin e majtë dhe veshin e majtë.

Mbi 16-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes, armëmbajtjes dhe përdorimit të armës.

I mituri, i pranuar si autor, më herët është dërguar në Gjykatat Evelpidon i shoqëruar nga nëna dhe vëllai i tij 19-vjeçar dhe më pas ka kaluar nga dera e zyrës së hetimit.

Në të njëjtën kohë, fjalët e para të 16-vjeçarit për Policinë që i vuri në pranga, zbulon motivin e vrasjes mizore.

I mituri dyshohet se ka pohuar se viktima ka abuzuar prej vitesh me të, nënën dhe vëllain e tij të madh , të cilët janë detyruar të largohen nga shtëpia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco