Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, qeveri teknike me kryeministër shqiptar

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më 8 maj, qeveri teknike me kryeministër shqiptar

11:33, 05/12/2023
A+ Aa A-

Një takim mes liderëve të gati të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut i thirrur nga kryeministri dhe lideri I LSDM-së në pushtet, Dimitar Kovacevski, prodhoi më në fund një dakordësi mbi datën e zgjedhjeve të ardhëshme.

Raudi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet në 24 prill ndërsa 2 javë më vonë, më 8 maj, qytetarët do të votojnë njëkohësisht për zgjedhjet parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

Njëqind ditë para zgjedhjeve, ose më 28 janar, do të formohet një qeveri teknike e kryesuarnga një kryeministër shqiptar, i cili do të propozohet nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti.

VMRO DPPMNE-ja kishte kërkuar që të mos ketë qeveri teknike, e cila po praktikohet në tri ciklet e fundit zgjedhore bazuar në atë që njihet si “marrëveshja e Përzhinës”.

Kovaçevski tha se në takim me partitë politikekishte “konsensus jashtëzakonisht të gjerë” për vërejtjet mbi legjislacionin zgjedhor.

Por, opozita shqiptare u largua nga mbledhja pas braktisjes së saj nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili sipaspartive opozitare “nuk kishte dashur të bisedonte lidhur me kërkesat e opozitës që të jetë të përfaqësuar me një anëtar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco